Vera po mbaron, por megjithatë ka shumë njerëz që zgjedhin pikërisht fundin e saj për të pushuar.
Gazeta e njohur britanike “The Times” në një artikull të botuar ka bërë një renditje të 24 destinacioneve më të mira për pushime në periudhën e fundit të Gushtit ose në fillim të Vjeshtës. Mes tyre renditet edhe Shqipëria.
Shpesh Shqipëria është cilësuar si “Greqia 20 vjet më parë” apo “Mesdheu i pazbuluar”.
Bukuritë e saj natyrore, temperaturat e shtatorit deri në 28 gradë Celsius dhe hotelet me çmime të përballueshme, e bëjnë Shqipërinë një destinacion perfekt për të kaluar pushimet.
Më tej “The Times” sugjeron që vendi të vizitohet përpara mesit të Tetorit për të gjetur ende të hapura klubet e fundit në plazh dhe zhurmën buzë detit.
Ndërsa për ata që adhurojnë historinë rekomandojnë që të vizitojnë trashëgiminë botërore të UNESCO-s, Gjirokastrën e gurtë apo rrënojat në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Më tej udhëtoni përgjatë Rivierës Shqiptare – Ksamilit me plazhet e mrekullueshme dhe rërën e bardhë.
Diskutime rreth kësaj post