Ky është titulli i artikullit të gazetës austriake Kurier që e cilëson Shqipërinë si një nga vendet më tërheqëse për pushimet e verës, por që është interes edhe për investitorë nga e gjithë bota.
Gazeta u propozon shtetasve austriake plazhet tona si mundësi e re pushimesh.
Ndryshimet e bëra pas pandemisë kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë, me jetën e natës, restorantet si dhe dinamikën e natyrës me panorama prej parajse me detin që përplaset në këmbët e maleve.
Gazeta austriake vlerëson faktin e rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve në vitet e fundit dhe gjeografinë e tyre, ku më parë frekuentuesit më së shumti vitin nga Kosova dhe Ballkani ndërsa në vitin 2023 nga e gjithë bota.
Tashmë qytetarët e BE-së po sulmojnë vendin mesdhetar si një destinacion mjaft i mirë për pushime.
Diskutime rreth kësaj post