Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë goditjen e fortë të radhës për kreun e demokratëve Lulzim Basha.
Dje gjatë debatit me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”, u shqyrtua edhe raporti i Berishës me pasardhësin e tij dhe mbi të gjitha rasti i humbur nga Basha për të kërkuar falje për gabimet e qeverisjes së PD.
Teksa po diskutohej nga gazetarët se Basha e humbi rastin për të bërë “Mea culpa-n” e tij, Jozefina Topalli u përgjigj:
“Nëse mua më bëhet pengesë një deputet i thjeshtë, qoftë ky edhe ish kryetari i partisë, për të bërë “Mea Culpa” atëherë unë nuk jam për kryetar partie” tha Topalli.
Pas kësaj deklarate të fortë reagoi menjëherë Fatos Lubonja i cili tha se kjo ishte një goditje e fortë kundër Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post