Studentja shqiptare Artea Brahaj, është diplomuar në Harvard. Ajo ka festuar diplomimin e saj e veshur me veshje tradicionale. Përmes një postimi në Facebook, Brahaj nuk e fsheh entuziazmin e saj.
“U diplomova me lavdi të madhe në Universitetin e Harvardit. Kushdo që më njeh e di se sa shumë do të thotë ky vend për mua.”
Ajo ka emigruar në SHBA në vitin 2007 së bashku me familjen, pasi fituan lotarinë amerikane.
“Në vitin 2007, me pak fat, prindërit, motra dhe unë fituam lotarinë e vizave dhe emigruam në Nju Jork nga Shqipëria.”
“Për ne, Harvardi përfaqësonte ëndrrën amerikane.”
Ajo falënderon prindërit që e besuan dhe punuan për t’i siguruar kushte për të mira.
“Faleminderit prindërve të mi që besuan kaq fort dhe punuan pa u lodhur për t’u siguruar që nuk do të mbetesha kurrë e dëshpëruar pavarësisht gjithçkaje që hasëm. Faleminderit vëllezërve dhe motrave të mi që më mbështetën.”
Brahaj nuk harron të falenderojë dhe mësuesit e saj në Amerikë të cilët e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
“Faleminderit të gjithë mësuesve që panë tek unë më shumë sesa unë vetë. Faleminderit miqve të mi dhe familjes sime të zgjedhur që më ndriçuan ditët. Faleminderit të gjithëve që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi aspak të lehtë.”tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post