Një thelë shalqiri është kënaqësi e madhe, derisa ndesh një farë, apo jo? Po ja që këto fara janë veçanërisht të mira për shëndetin. Me siguri, edhe ju i hidhni farat si shumica e njerëzve deri tani…
Por ja që është zbuluar që ato farat që na mërzitin janë një nga përbërësit më të shëndetshëm të shalqirit. Kjo është arsyeja pse njohësit më të specializuar të shalqirit i mbajnë farat në vend që t’i hedhin në kosh. Atëherë, pse mos t’u japim këtyre farave një shans të dytë?
Ngjashëm me fara të tjera, ato kanë proteina të shëndetshme, vitamina dhe përbërës të tjerë që turpit i mungojnë gjithmonë.
Ndoshta ne po e dëgjojmë për herë të parë që farat e shalqirit janë të mira për shëndetin, por shumë të tjerë e dinë. Sipas “Skip The Pie”, farat e shalqirit kanë më pak kalori dhe karbohidrate sesa bajamet, por ofrojnë më shumë proteina, për të njëjtën sasi.
‘National Institute of Health’ raporton që këto fara kanë doza të shëndetshme vitamine B dhe magnezi, që ndihmojnë në stabilizimin e presionit të gjakut dhe metablozimit tuaj. Disa nga përbërësit e tjerë ushqyes të tyre janë kaliumi, fosfori, natriumi, bakri, hekuri dhe zinku.
Thënë ndryshe, farat e shalqirit janë një burim i përkryer vitaminash që nuk e ke ditur që të duheshin.
Diskutime rreth kësaj post