Mes gazit lotsjellës, koktejeve të molotovit dhe përleshjeve mes sigurimit të kuvendit dhe opozitës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i ri i Kosovës.
Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.
Seanca për presidentin u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, pasi gazi lotsjellës ishte prezent gjatë gjithë kohës. Opozita ishte e vendosur që ta pengonte zgjedhjen e tij, porse, brenda kuvendit nuk arritën ta ndalonin.
Gjatë kësaj seance u përjashtuan 11 deputet të opozitës me arsyetimin se veprimet e tyre ishin të jashtëligjshme. Ky veprim u kundërshtua nga opozitarët dhe ata u detyruan që të largohen nga salla plenare. Për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit, opozita po protestonte edhe jashtë hapësirave të kuvendit.
Prej dy ditësh opozita kishte protestuar në shesh duke vendosur tenda të shumta për të penguar seancën në të cilën pritej votimi për presidentin e ri të vendit. Mirëpo, përkundër protestës dhe mobilizimit të madh të opozitës, zgjedhja e presidentit nuk u arrit të ndalohet. Kjo është hera e parë që Kosova zgjedh një president në një seancë të tillë, ku përdoret gazi lotsjellës, ndonëse, këto seanca janë vetëm solemne.
Diskutime rreth kësaj post