Kryeministri Rama shprehet se sot në Shqipëri kryhen mbi 23 mijë seanca radioterapie falas në vit për pacientët me kancer, njëjtë si bota e zhvilluar. Sipas tij ndryshimi është i madh, pasi dikur në onkologjik përdorej aparatura e vjetër e kobaltit që më shumë dëmtonte sesa trajtonte pacientin.
Rama shkruan:
“Vetëm kush ka qenë aty e di mirë çdo me thënë spital dhe aparaturë e duhur
Dikur në onkologjik përdorej aparatura e vjetër e kobaltit (që edhe kur punonte, më shumë dëmtonte pjesët e shëndosha të trupit sesa trajtonte pacientin)
Sot 2 Akseleratorë Linearë ultra modernë janë në funksion të plotë.
Tani kryhen mbi 23 mijë seanca radioterapie #FALAS në vit për pacientët me kancer, njëjtë si bota e zhvilluar”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post