Vetëm natën e të premtes policia e Tiranës ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare gjysma e tyre janë për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, shpejtësi që në radar është regjistruar plot 173 km/h.
“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Katër persona janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post