Pak ditë më parë, Luiz Ejlli si rrallëherë u “kryqëzua” nga rrjeti. Shkak për këtë u bë papërgjegjshmëria e këngëtarit në timon. Ai shfaqej në autostradë duke u kthyer nga Berati në Tiranë, pa rrip sigurimi me një shpejtësi të konsiderueshme.
Por ajo që shqetësoj më shumë publikun, ishte motori i policisë, të cilin nëpërmjet videos dukej se shoqëronte Luiz Ejllin.
Si për të shlyer gabimin, Luizi ka bërë së fundmi një video në profilin e tij në Instagram, kur tregon se ka disa gjoba për të paguar.
“Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët.“-thotë Luizi.
Këngëtari ka ndarë edhe një mesazh sensibilizues.
“Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën.”- thotë Luizi në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post