Pas debatit të ashpër që pati me Antonelën, Big Mama vendosi të lërë shtëpinë, pwr shkak se Antonela këmbënguli se Big Mama, e ka sharë atë serbisht], ndërsa Arjola nga ana tjetër, tha se ajo është një njeri që vazhdimisht provokon.
Debati:
Antonela: “Nuk mendoj se i kam bërë diçka, ajo që kur ka ardhur më ka parë keq, më ka marrë shembull për këq. Por s’ia kam marrë për keq”.
Einxhel: “Këto janë situata shumë të vështira, është një lojë dhe realitet ku na duhet të ruajmë durimin. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu mes tyre”.
Arbri: “Mendoj që Antonela e preku më atë që tha se e shau serbisht dhe ajo shpërtheu. Tani unë e kuptoj që kjo është mënyra e lojës së Antonelës, por Big Mama nuk e duroi se kjo është një plagë e madhe për të”.
Antonela: “E ka bërë disa herë më ka sharë me nënë, unë kam pritur kosovarë në shtëpinë time në kohën e luftës”.
Arjola: “Ajo flet 3-4 gjuhë, ka folur maqedonisht”.
Antonela: “Ajo më ka sharë serbisht dhe të tjerët e kanë dëgjuar”.
Balina: “Mua më shqetëson që një pjesë aty normalizojnë dhunën. Ka shumë mënyra për të folur dhe për tu shpjeguar ose për të kërkuar falje”.
Arjola: “Kjo vajzë provokon, me kunjat që hedh, a nuk është ky një agresion. Kush është viktima këtu? Kjo do të provokojë dhe të të nxjerrë nga vetja”.
Diskutime rreth kësaj post