Vesa Luma dhe Big basta kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre si sot para 6 vitesh. Dyshja bëri një super organizim në Klanë e Lëkurësit dhe dasma u quajt një ndër më të bukurat të organizuar në atë vit.
Me rastin e 6-vjetorit, Vesa luma ka kujtuar këtë ditë të shënuar në ditën e çiftit duke publikuar një foto nga dasma. Gjithashtu ajo ka lënë të nënkuptohet se së shpejti mund të kemi ndonjë ceremoni tjetër nga dyshja, sepse ata kanë menduar që të rinovojnë betimet e tyre.
“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 6 vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”, shkruan Vesa në një postim.
Diskutime rreth kësaj post