Një histori tronditëse është publikuar sot ne emisionin”Me zemer te hapur”. Ilir Sherifi, aktualisht vuan dënimin në burgun e Vaqarit ku është dënuar me 3 vjet heqje lirie për veprën penale ‘ngacmim seksual’ ndaj motrës së tij minorene (motra nga nëna), ndërsa mohon kategorikisht akuzat. Në një lidhje telefonike për emisionin, nga ambientet e burgut 35-vjeçari tha se nuk kërkon pafajësi, por që t’i hiqet njolla e rëndë
“Nuk e kam ngacmuar dhe as përdhunuar motrën time. Ajo gënjen. Nuk kam bërë vepra të tilla. Nuk dua pafajësi. Por dua të më hiqet si njollë se është shumë e rëndë për mua. Se kam prekur fare me dorë. Nuk mund të flas nëpër telefona, që të tregoj atë çka më ka sjell deri këtu. Motra ime ato fjalë që ka thënë në komisariat si ka të vërteta. Dua një njeri që t’ja them gojarisht dhe jo publikisht. Motra ime është e tillë dhe unë s’jam i tillë. Mua më kanë marrë në komisariat. Isha duke larë një bluzë në banjo. Kërkonin vëllain tjetër ata. Kur më panë mua, isha gjysmë lakuriq. Më pyetën si e ke emrin; Ilir Sherifi i thash. Më çuan në komisariat. Aty shoh në motrën time në korridor. Aty i fola; Kristjana për çfarë jam unë këtu. S’më kthente përgjigje. I pash të gjithë njerëzit e shtëpisë. Më morën mua më çuan në kat të dytë. Më lexuan një letër se unë e kisha ngacmuar apo përdhunuar. Ata i bënë analizat motrës se dyshonin mos e kisha përdhunuar. Mua më thanë; firmos këto se do dalësh mbrapa. Unë firmosa për të dalë, dhe pas më zbritën poshtë dhe më hoqën lidhëset se isha për burg. Kristjanën e kam takuar kur ka qenë nja 14 vjeç, se di”, tha Iliri
NGA DIVORCI I PRINDËRVE TEK AKUZAT E MOTRËS
Në studion e emisionit ‘Me zëmër të hapur’ historinë e rëndë e ka treguar babai i tij, Qazim Sherifi. Ky i fundit, rrëfeu në studion e emisionit se ka qene i martuar me Zyra Zeqirin, ndërsa sollën në jetë një djalë, Ilirin dhe një vajzë. Por pas disa vitesh ata u divorcuan për çështje tradhtie. Ai shtoi se Zyra u martua dhe solli në jetë fëmijë të tjerë. Edhe Qazimi u rimartua dhe solli në jetë dy fëmijë të tjerë.
Iliri ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë 8 vjeçe dhe një djalë, 4 vjeç. Kur u akuzua për ngacmimin seksual dhe u fut në burg, nusja e divorcoi. Ajo ka marrë vetëm djalin e vogël dhe është rimartuar, ndërsa vajza 8-vjecare rritet nga gjyshi, Qazimi. Babai i Ilirit mohoi kategorikisht akuzat ndaj të birit, ndërsa shtoi se historia është sajuar nga ish-gruaja e tij dhe vajza. Aktualisht vajza ka ikur bashkë me nënën për azil në Francë.
DESHMIA E VAJZËS
Sipas dëshmisë së vajzës, në 2016 Iliri vendoset për disa kohë në banesën e nënës së tij dhe fillojë ta ngacmojë seksualisht atë. Ajo pohoi se vëllai nuk e kishte përdhunuar, por e kishte puthur dhe e kishte prekur në pjesë të ndryshme të trupit. “Një ditë kur erdha nga shkolla, u përballa me vëllanë vetëm në shtëpi. Ai nisi të më prekte, më puthi nga gusha. Unë I thash që të ndalte. Ai iku nga shtëpia. Por ditë të tjera e përsëriti”, rrëfehu vajza. Po ashtu, raporti mjeko-ligjor nuk vërtetoi abuzimin seksual, dhe akuza nga përdhunim kaloj në ‘ngacmim seksual’. Një ditë ajo e ka denoncuar në polici, ndërsa gjykata dënoi me 3 vite burg. Gjatë hetimeve, atij i është zbuluar dhe një vjedhje që ka bërë në banesë dhe dënimi i është shtuar dhe me një vit tjetër.
Diskutime rreth kësaj post