Luiz Ejlli publikoi ditën e djeshme këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”
Por, siç thotë Luizi, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij.
Me humor, Luizi tregoi mbrëmjen e sotme përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.
“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.
Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”-thotë Luizi.
Duket se Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të jenë një çift tradicional, dhe në këto ditë të pakta pushimesh të tyre i kanë kaluar herë me nënën e këngëtarit, dhe herë me vëllanë e moderatores.
Diskutime rreth kësaj post