Gjatë rrugëtimit nga Tirana për në Berat, eskorta e Ramës u përfshi në një aksident në Gose të Kavajës, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Pas nxjerrjes së këtij informacioni na Facebook nga ish-kryeministri Berisha, Garda e Republikës, makina e të cilës ishte përfshirë në aksident teksa shoqëronte Ramën nxitoi të shpjegonte çfarë ndodhi.
Sipas saj, ishte kamioni që i kishte zënë rrugën eskortës së Ramës dhe se nga kjo e fundit nuk kishte ndodhur asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Por, ky nuk është aksidenti i parë ku përfshihet eskorta e Ramës. Më i rëndi është ai i një viti më parë në Korçë, nga i cili mbetën dy persona të plagosur rendë. Edhe në atë kohë, burime zyrtare ia hodhën fajin shoferit tjetër duke nxjerrë të larë të gjithë shoqëruesit e Ramës.
Madje, edhe në atë kohë u tha se ishte makina tjetër që i kishte zënë rrugën eskortës së Ramës.
Një tjetër aksident me eskortën e Ramës ka ndodhur edhe në vitin 2015, ku PD e akuzoi atëhere se kishin qenë shoqëruesit e kryeministrin që kishin hedhur në kanal një 15 vjeçar me biçikletë.
Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që i bien kaq shumë “më qafë” Ramës dhe eskortës së tij në Korçë, Kavajë dhe Burrel duke i zënë rrugën?!
Pse askush nuk zbardh shpejtësinë me të cilën ishte duke ecur eskorta e kryeministrit në aksidentin e Korçës dhe sëfundmi të Kavajës?
A i ka respektuar eskorta e Ramës kufizimet e shpejtësisë në këto segmente ku pretendon se i kanë zënë rrugën? /albeu
Diskutime rreth kësaj post