Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka deklaruar sot se me paratë e taksapaguesve të Tiranës ka hedhur shtat një hotel në që është në pronësi të drejtorëve të bashkisë Tiranë, të përshirë në dosjen ‘5D’.
Nga pranë themeleve të hotelit në qytetin e Durrësit Muçollari tha se paratë që drejtorët e arrestuar tashmë morën nga buxheti garantohen më tej nga qeveria me status special.
Deklarata e plotë:
Ky hoteli këtu, sipas asaj që ka zbardhur Prokuroria deri tani dhe raportimeve në media, është produkt i 5D. Kompania e drejtorëve të Erjon Veliajt, pasi u pasurua me tenderat e Bashkisë së Tiranës, pasi bëri 22 milionë euro deri në vitin 2022, mendoi te realizonte një investim të zgjuar e të dilte në det.
Me paratë e taksapaguesve të Tiranës, me buxhetin e tyre, ka hedhur shtat kjo godinë këtu, e vlerësuar të pakten 15 milionë euro.Redi Molla është edhe me letra pronar me 25 përqind të aksioneve.
Erjon Veliaj, i cili i fshihet, nuk mban përgjegjësi, nuk jep dorehëqjen, thotë se nuk e dinte. Po a mund të mos shihet ky hotel? Ndërkohë, i konfirmuar dhe i pagëzuar nga qeveria me status special. Pra paratë që drejtorët e Veliajt morën nga buxheti i Tiranës, garantohen më tej nga qeveria me status special.
Korrupsioni është një nga sfidat me të mëdha që ka Shqipëria. Këto para këtu, janë para që u mohohen padrejtesisht qytetarëve të Tiranës.
Disa zona në kryeqytet, me dhjetëra mijë banorë, nuk kanë një çerdhe, një kopësht, një shkollë.
Ama, Erjon Veliaj u ka krijuar kushtet drejtorëve të tij që të pasurohen e të kenë hotel 15 milion eurosh.
Mjaft është mjaft dhe është mjaft për Erjon Veliajn.
Ai mund të ketë imunitet nga drejtësia sot, por ne sëbashku me qytetarët do jemi nesër para Bashkisë për të protestuar. Për ti’ treguar atij që abuzon me besimin dhe taksat e njerëzve se është përgjegjës dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit e para qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post