Tema aktuale e mediave dhe figurave politike mbetet prej javësh zgjedhja e presidentit të ri. Pas dështimeve nga seancat opozitare tashmë rradha është e Partisë Socialiste të propozojë.
Ish-deputeti socialist Spartak Braho thotë në Report Tv se PS e zgjedh të shtunën presidentin e ri, që sipas tij do jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho thotë se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike.
Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
“Do zgjidhet në raundin e katërt, do jetë një zonjë që gjuante djathtas e priste majtas që ndërkombëtarët e kanë pranuar se pjesë të strukturave euroatlantike dhe që origjinën e ka nga Durrësi. Ish-ministre? Ish-ministre”, tha Braho në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj.
Diskutime rreth kësaj post