Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pranuar publikisht origjinën e tij nga qyteti i Himarës.
Dendias është takuar në Athinë me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ndër ta kreun e PBDNJ Vangjel Dule, dhe të dyshuarin e Peshkëpisë, Fredi Bejleri.
Ky i fundit i ka dhuruar ministrit grek Dendias një fotografi të vitit 1909 të një shkolle greke në Himarë. Ndërsa Dendias shkruan se Himara është qyteti i origjinës së familjes së tij.
“Në takimin me Omonia, unë u emocionova pasi mora dhuratën simbolike të Z. Beleris, një fotografi e bërë në vitin 1909 që tregon studentët e Shkollës Greke në malin e Himarës, vend i origjinës time të largët dhe të familjes time”, – shkruan Dendias në rrjetet sociale.
Dendias shtoi se: “Greqia qëndron me vendosmëri ndaj pakicës etnike greke të Shqipërisë.”
Kujtojmë këtu faktin se në Himarë dhe fshatrat përreth, historikisht nuk ka ekzistuar kurrë minoritet grek. Popullata aty është e tëra shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post