Në media është shkruar shumë se ku do të shfaqeshin sezonin e ri Erion Isai dhe Bes Kallaku. Disa thanë se ata do të riktheheshin në Top Channel por Erioni i mohoi zërat në një prononcim për Blitz. al duke u shprehur se kjo nuk ishte e vërtetë.
Ka qenë Ardit Gjebrea ai që ka zbuluar sot se dy çunat bashkë me Olsi Bylykun, i njohur ndryshe si “Kimikati”, do të jenë pjesë e “Të dielës Shqiptare”.
Pak minuta më parë Arditi ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah tre aktorëve dhe Alkesandër Frangaj duke diskutuar planet për sezonin e ri.
“E diela Shqiptare, gati për sezonin e ri.”,- shkruan moderatori i njohur. Me shumë mundësi Besi Olsi dhe Erioni do të kenë një rubrikë të veçantë në programin e së dielës.
Diskutime rreth kësaj post