Spanja ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Janë regjistruar 301 viktima gjatë orëve të fundit, ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 331 të vdekur. Po ashtu janë raportuar 1,308 raste të reja të infektuarish, teksa të hënën ishin 1.831.
Me këto shifra shkon në 23.822 numri total i të vdekurve dhe në 232,128 i të infektuarve.
Deri tani, janë raste 84,403 raste aktive, nga të cilët 7,764 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërsa totali i të shëruarve ka arritur në shifrën 123,903.
Diskutime rreth kësaj post