Rozana Radi prej disa kohësh është super në formë, kjo falë stërvitjes së vazhdueshme dhe regjimit ushqimor që artistja po ndjek. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, dhe shumë nga pyetjet kanë qenë në lidhje me stilin e saj të ri të jetesës.
Teksa një prej tyre i shkruan, “Mund të më thuash çfarë ha në një ditë, pak a shumë se ke bërë trup yll? Komplimenta. Prsh. nga Italia”, artistja nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke ndarë në këtë mënyrë me gjithë ndjekësit dietën e saj ushqimore.
“Dy vezë të ziera në mëngjes. Drekë: proteinë/fileto pule, sallatë ose oriz. Në mbrëmje sallata të ndryshme. Ujë shumë”, ka shkuar ajo, teksa më tej ka shtuar, “Ps: mbaj një regjim të rregullt ushqimor. E prish vetëm një herë në javë”.
Ndërkohë teksa është pyetur se sa kilogramë është, Rozana shkruan, “Kur fillova palestrën isha 53. Sot jam 57. Kam vënë masë muskulare”.
Gjithashtu në ‘Story-it’ me herët, ajo ka treguar se stërvitet në palestër 6 ditë të javës. Vazhdimisht Rozana ndan në rrjetet e saj sociale edhe video nga kjo pjesë e saj e ditës.
Diskutime rreth kësaj post