Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të uruar gjithë shqiptarët për startimin e viti të ri 2020. Tahiri ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me djalin e tij të vogël, Golikun dhe dy qenushë që i mban në duar.
Në sy bie edhe modeli i ri i flokëve të ish-ministrit.
“GËZUAR 2020! Vit i mbarë për të gjithë,” – shkruan Tahiri krahas fotos së postuar.
Vitin që shkoi ish-ministri u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Ndërkohë Tahiri ka apeluar vendimin, dhe edhe këtë vit do të jetë para togave të zeza.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post