Gjatë takimit të tij me demokratët në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë fjalën e nderit se kjo lëvizje është për ata.
“Atyre që janë këtu dhe që kanë mbështetur Lulzim Bashën dhe nuk e duan Berishën ju them një fjalë, më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ne kemi mbështetur kryetarin e PD-së. Asnjërit nuk i shkonte ndërmend që kryetari i marrë peng.
Ju jap fjalën e nderit, unë e kam këtë lëvizje kryekëput për PD-në, anëtarësinë e PD-së. Kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë qiri i fikur se qiri i flliqur’. Nuk kam dashur të implikoj njeri në tokë përveç vetes time. E vendosa ta çoj në gjykatë për shpifje sekretarin e shtetit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post