Para pak javëve ish-banorja e “Big Brother Vip”, Nita Latifi u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bledi Manes, për vajzat nga Kosova, e bërë kohë më parë, teksa tha se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së ‘BBVIP’.
Ajo tha se martesa që u bë brenda shtëpisë, ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.
Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepër habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij, për situatën e dasmës së tyre.
Bledi iu përgjigj asaj përmes një postimi në Instagram, duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehej se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.
Po ashtu, ai tha se më parë ishte martuar me Kristin ose Ronaldon se me Nitën.
Këtyre statuseve, këngëtarja u është përgjigjur së fundmi në një intervistë, ku shprehet:
“Bledi ka qenë i heshtur. I ka munguar ai guximi për të kundërshtuar për një situatë të caktuar Luizin. Unë e kam ftuar në dasmën kosovare që bëmë në Big Brother VIP si shok, por ai e ka trajtuar pa pasur atë kujdesin shtesë për një shoqe. I ka shërbyer për vëmendje. Deklaratat që ka bërë për shqiptarët e Kosovës më kanë befasuar, më kanë bërë të ndihem keq dhe më bën të reagoj. Nëse përshtatet me ndonjërin prej tyre(Ronaldon ose Kristin) nuk kam çfarë i bëj. Nuk e di me çfarë konotacioni e ka bërë atë status, por për çfarëdo e ka thënë nuk kam çfarë të them. Është qesharake se çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje dhe famë”,-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post