I vendosur në shënjestrën e autoritetit te dosjeve dhe të socialistëve që synojnë ta mbajnë larg Parlamentit, Ilir Meta duket se ka vendosur të mos ruajë më qetësinë.
Me tone kërcënuese fajëson Edi Ramen për manipulim te dosjes se tij, ndërsa e sfidon të mbledhe Parlamentin para shtatorit.
“Ilir Meta ka bërë gabim që i ka toleruar kaq shumë këta mostra sepse nuk e ka menduar kurrë që do të arrinin deri këtu. Në kohën kur ka qenë Ilir Meta Presidenti i republikës, shefi i ‘Tao Taos’ ka urdhëruar ka garantuar mbrojtje për bashkëpunëtorit të provuar te shtetit NL i dalluar si poliagjent dhe ish SHIK-sin A.H të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kane në manipuluan dosjen e qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan. Qe sot te mbledhin Parlamentin, do të shkoj vetë në Parlament, 3 kartela.”
Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve. Bashkë me sulmet Ilir Meta shtoi edhe dozën e presionit ndaj ish-aleatit të tij politik, duke kërkuar për herë të parë krijimin e një qeverie teknike, për drejtimin e vendit deri ne zgjedhje te parakohshme.
“Në shtator kemi pune tjera dhe do punojme per qeveri teknike se duhet ti dalim për zot ceshtjes se negociatave Tani uragani nuk ndalet, kokëfortësia e tyre nuk vlen, populli i 2 marsit nuk ka më se çfarë të presë.”
Ilir Meta preferon të luajë me efektin surprizë edhe me betejën e afërt elektorale për kryeqytetin, duke mos e mohuar një kandidim të mundshëm përballë Erion Veliajt.
“Tirana është prioritet për mua se ndej detyrime për këtë tragjedi që i ka ndodh qytetit tonë. ju e dini cfarë gjera të jashtëzakonshme bëra kur isha kryeminister. Sa i takon qenve të pavaksinuar të Tiranës të bëhen gati të fillojnë punë tek autoriteti i manipulimit i dosjeve.”
Por, Erion Veliaj la të kutohet se nuk ndihet aspak i sfiduar dhe aq me shume i rrezikuar nga Ilir Meta të cilin e etiketon si fuks të ish sigurimit të shtetit. I të njëjtit mendim është edhe Edi Rama që postimin e të zgjedhurit të tij për Tiranen i bëri ripost në twitter.
Diskutime rreth kësaj post