Moderatorja Alketa Vejsiu ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë prezantimit në skenën e Sanremo. Në një video të publikuar nga “Rai”, shihet se si Alketa me lule në duar ecën drejt skenës po pengohet. Ajo shihet që ngatërrohet me këmbën e djathtë dhe mikrofoni i dridhet në duar.
Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezantoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post