Aktorja Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve mirëpo duket shumë më e re dhe ka linja perfekte për dikë që ka lindur tre herë.
Demiri është një nënë e divorcuar pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh dhe akoma nuk e ka gjetur “Princin” e saj të kaltër.
E ftuar në emisionin “Why Not”, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërrasin mami pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre.
“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërrisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha po mami i tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërrisni teze” – tregon Arjola me humor.
Diskutime rreth kësaj post