Një 24-vjeçare arriti të bënte kërcimin baba-vajzë me të atin edhe pse ky i fundit vuan nga një sëmundje terminale dhe s’mund të lëvizte. Vanessa Wickham, nga San Diego, Kaliforni ishte e shqetësuar se babai i saj nuk mund t’ia dilte deri në ditën e saj të madhe, pasi ai vuan nga një sëmundje terminale e mushkërive.
Babai i saj, Lew Johnston, 65 vjeç, është diagnostikuar me një sëmundje e cila i pengon qarkullimin e ajrit në mushkëri, 20 vjet më parë. Dhe, tani ai ka nevojë për marrjen e oksigjenit 24/7 në mënyrë që mund të jetojë. Vanessa dhe dhëndri ,Mike Wickham, kishin frikë se Lew nuk do ia dilte që të merrte pjesë në dasmën e tyre pasi ajo do të mbahej në liqenin e Arrowhead, që ndodhet 4.000 metra mbi nivelin e detit.
Mjekët e paralajmëruan se mushkëritë mund t’i kalonin në kolaps nëse udhëtonte deri atje, por 65-vjeçari arriti që ta përballonte lartësinë. I pajisur me karrocën me rrota dhe bombolën e oksigjenit, po ai ishte aty në ditën e madhe të vajzës së tij.
Pamjet e çmuara tregojnë babë e bijë teksa kërcejnë ngadalë nën tingujt e “Can You Feel The Love Tonight” nga Elton John.
Diskutime rreth kësaj post