Ushqyerja është thelbësore për një sistem imunitar të fortë, i cili mund të ofrojë mbrojtje kundër sëmundjeve sezonale si gripi, si dhe problemeve të tjera shëndetësore, përfshirë artritin, alergjitë, etj.
Si të përgatisni pijen “magjike” që ju shpëton nga inflamacionet e stinës.
Përbërësit:
2 mollë
Pak xhenxhefil të freskët
1/2 lugë çaji shafran i Indisë
1 filxhan kube akulli
1 filxhan ujë
Agave ose shurup panje
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini derisa përzierja të bëhet homogjene. Dhe ja, pije është gati për t’u pirë.
Nëse bëni më shumë sesa duhet, mund ta ruani në frigorifer si smoothie. Dhe kur temperaturat të bien, hiqni kubet e akullit dhe përdorni ujë të nxehtë.
Diskutime rreth kësaj post