Në Shqipëri ka shumë faqe, të njohura dhe të panjohura, që aderojnë në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
Shumë prej tyre kanë qëllim demaskimin, por të bësh një demaskim duhet të kesh një target grup të caktuar, pa harruar se kujt i shërben.
Marrim shembull, disa faqe që publikojnë foto të ndryshme të adoleshenteve shqiptare dhe në mbishkrim e tyre shkruajnë se ato janë “k**a” në vendin nga ku vijnë.
Kjo është e tepërt, madje disa prej tyre janë denoncuar pasi përdornin fotot e adoleshenteve duke kërcënuar, ose para ose fotoja nuk hiqej nga publikimi.
Me siguri e keni vënë re që FanPage të tilla, ku askush nuk kupton qëllimin e tyre dhe nuk kanë asnjë vlerë emancipuese janë shtuar shumë.
Mirëpo, pas rastit të djeshëm që u publikua në JOQ.al, i dy të rinjve shqiptarë që harboheshin me njëri-tjetrin live duke biseduar si në një “chat-line”, rezultoi që djali ishte admin (administrator) i një FanPage-i.
Por, me sa duket historia me admin-ët e FanPage-eve të tilla në Shqipëri nuk mbaron me kaq dhe qenkan karaktere goxha “interesantë”, nëse mund të thueht.
Një tjetër video e dërguar sot në JOQ.al tregon se si admini i një faqeje ofendohet live me dy vajza.
Gjuha që përdorin është shumë e ngarkuar me terma ofendues dhe vajzat e akuzojnë atë se fshihet pas faqes për të publikuar idiotësi.
Videoja nga biseda që përmendëm më sipër:
Diskutime rreth kësaj post