Një debat i ashpër ka qenë ai mes një studenteje dhe kryemistrit, e cila është ngritur dhe ka marrë fjalën pa leje duke i thënë se nuk e lë të flasë sepse ai e dinte se për cfarë do fliste ajo.
Vajza ka bërë publik mesazhin që ka shkëmbyer me Edi Ramën, i cili i ka kthyer përgjigje, ndërsa më pas ajo është shprehur se e ka marrë në telefon, e madje ka thënë se edhe e ka kërcënuar se do t’i heqë prindërit nga puna…
Pas fjalës me tone të ashpra të një prej studentëve, një grup i madh janë çuar në këmbë dhe kanë dalë jashtë takimit që vijon prej gati një ore.
Pjesë nga debati:
Studenti: Çfarë jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?
Rama: Çohu dhe ik. Unë i respektoj të gjithë ata që më shkruaj.
Studente: Nuk ke çfarë më shpjegon. E ke thënë troç dhe më ke marrë në telefon. Nuk na blini dot siç keni blerë 100 apo 100 freshista. Nuk na kërcënoni dot duke na thënë që do t’u heqim prindërit nga puna apo duke na kërcënuar. Ky nuk është dialog por i manipuluar. Dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët dhe jo veç e veç. Po luani atë lojën kukafshehti. Këtë keni bërë me të gjitha universitetet.
Rama: Ok shumë mirë, hajde shëndet. Duke parë përditë se çfarë modeli mjeran frymëzon politika…këto janë për t’u falur. Se di si mund të bëhet kjo te universiteti i Arkitekturës, që është oazi më i spikatur.
Diskutime rreth kësaj post