Edicion i “BBV2”, do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, sepse me të vërtetë ishte edicioni i dytë, por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Ditën e sotme, Krist Aliaj, ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.
Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij, për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të.
Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.
Gjatë rubrikës, Kristi është pyetur edhe për ish-të dashurën e tij Zazën, se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes nga “BBV2”.
Diskutime rreth kësaj post