Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën i quan alternativa të dështuara. Për këtë, Bindja ia mbyll derën çdo bashkëpunimi parazgjedhor me dy blloqet kryesore të politikës.
“Duhet të vendosim sot që nuk mund të kemi bashkëpunim paraelektoral me PS, në radhë të parë, por edhe me bllokun tjetër, PD, LSI”, tha ai për A2.
Atëherë, me kë e shikon të mundur bashkëpunimin Bindja Demokratike?
“Aleatët tanë të mundshëm, janë parti, organizata dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të jetës publike, të cilët e mendojnë Shqipërinë, të cilët kërkojnë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, si dhe forca politike dhe individë të pakomprometuar”, tha Patozi.
Diskutime rreth kësaj post