Kryeministri Edi Rama sot ka mbledhur ambasadorët tek Pallati i Brigadave.Para mediave Rama tha se shumë e kanë perceptuar si hoxhë apo prift, por ai zgjedh ti përdorë këto fjalë sepse në këto raste janë një mbështetje e madhe kreditore për moralin e individit apo shoqërisë.
“I kam përdorur fjalët e shenjta dhe kam parë që disa kanë perceptuar gabimisht te unë një hoxhë apo një prift, por unë mendoj që fjalët janë pasuri dhe jo monopol i atyre që shkojnë në kisha apo xhami. Në këto raste janë një mbështetje e madhe kreditore për moralin e individit apo shoqërisë”, tha Rama.
Më tej kryeministri u shpreh se koha nuk është në favorin e qeverisë dhe për këtë fakt ata do të punojnë për rindërtimin e zonave me standarde të reja, për të mos e lënë kohën të përplaset me ta.
Diskutime rreth kësaj post