Armina Mevlani mbetet në qendër të vëmendjes sa në tv ashtu edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka folur sërisht për raportin me Shkëlzen Berishën. Blogerja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku dhe ka treguar sekrete nga njohja dhe pëlqimi për Shkëlzen Berishën.
Armina ka treguar se sot ajo dhe Shkëlzen bëjnë sot plot 9 vite bashkë duke treguar dhe cili është sekreti që lidhja e tyre ka rezistuar kaq shumë.
“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte…Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka shkruar Armina duke shtuar se për partnerin e saj ajo ka pasur një pëlqim pa e ditur fare se kush ishte.
Diskutime rreth kësaj post