Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash të rënda ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, teksa është pyetur për nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.
Berisha e akuzoi diplomaten amerikane Kim si “dëmtuesja më e madhe” e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha pretendoi se Kim ka ndërhyrë te gjykatat, te zgjedhjet në PD dhe deri te zgjedhja e kreut të ri të SPAK. Ish-kryeministri tha se është kërcënuar dhe ofenduar prej ambasadores amerikane.
Me tone të ashpra, Berisha tha se ambasadorja Kim “nuk do ishte toleruar” po të mos ishte për admirimin e Berishës ndaj SHBA dhe pushtimin rus të Ukrainës.
Deklarata e Berishës:
Unë e lexova, e vërteta është që unë nuk u habita, për deklaratën e Edi Ramës me zdh.Xhaçka, me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë. Sjelljet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat dhe parimet e vendeve perëndimore të lira, me nenet e konventave ndërkombëtare të respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe të pavarësisë së një vendi.
Ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë, për përfaqësuesin e një vendi partner, një vendi mik. U rikujtoj shqiptarëve se i ka lejuar vetes të flasë në radhë sikur të ishin deputetët e parlamentit të Shqipërisë, duke ofenduar e kërcënuar. Kërcënimet dhe ofendimet e saj ndaj demokratëve se do hanë bar, duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në parlament, dhe thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente ndërkombëtare për dhunimin e gjyqësorit për të bërë pakicën shumicë, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilën garantoj vendin mik, se mos të kishin qenë dy faktorë, ndjenja dhe admirimi, agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do ishte toleruar kurë. Do kërkohej largimi me mënyra paqësore. Nuk ka kurrë një diplomat në historinë e këtij vendi, të ketë bërë ndërhyrje brutale.
Shkon dhe mban fjalim në përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk mban presidenti, i vetmi që duhej të mbante fjalën atje. Ajo gjeti një klikë delikuentësh, të inkriminuar, gjer sa më në fund kërcënoi se do emëronte dhe shefin e SKAP. Nuk jam kurrë që Shqipëria dhe shqiptarët të ndërhyjnë në asnjë problem të SHBA-së. Nuk besoj kurrë se një diplomat mund të sillet në këtë mënyrë, dhe ajo e bëri këtë në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.
Por largimi i saj, uroj dhe shpresoj, thashë nuk jam në asnjë mënyrë se kjo del qartë që ka një lobim për të gjitha këto. Por fakti që Rama njofton të gjithë këtë proces është i pashembullt në histroinë e vendit. Ndodh hera e parë, dhe ju garantoj se unë mbetem i vendosur për të luftuar për të vërteta dhe për miqësi e partneritet me SHBA.
Diskutime rreth kësaj post