Krahas nofkave që përdonin në bisedat e tyre, përgjimet e Moisi Habiljat dhe bandës së tij kanë treguar se për raste të veçanta, ata duhet te flisnin edhe me kode, mes të cilave do të kuptonin se gjithçka shkonte mirë.
Në një nga përgjimet, Moisi Habilaj i kujton njërit nga trafikantët se nëse i kap polici duhet t’i fundosë në det kallashnikovet, ndërkohë që çdo 67 orë duhet të niste një mesazh të koduar, si “ciao”, ose “më jep një puthje vlla”. Përgjimet *Në lidhje me ketë gabim shumë kuptimplotë, Moisi Habilaj po i mësonte Giulianos dhe Grecos disa direktiva për drejtimin që duhet të mbante peshkarexha. Moisi Habilaj: (Tani duhet të ikësh, duhet të largohet 2 milje nga këtu…nga toka, pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka dhe gjithmonë drejt.. Sapo të mbarojnë dritat tona.. Sepse më mori në telefon polici dhe më shpjegoi që të mos afroheni në ujërat territoriale greke….)
* * * *
Rreth orës 02:30 kishin nisur operacionin e ngarkimit të karburantit dhe menjëherë ngarkimin e marijuanës. Në këtë operacion merrnin pjesë një numër jo i saktë personash, nga të cilët Moisi Habilaj, Florian Habilaj, i njohur si (Lolo), Sabaudin Çelaj, i njohur si (Sabi), dhe një farë Kevi, nipi i Moisi Habilajt. Përveç ngarkesës me lëndë narkotike, në bordin e peshkarexhes po ngarkoheshin edhe dy automatikë, AK47 “Kallashnikov”, të cilët rezultonin të siguruar midis tyre. Ngarkesa e armëve është bërë nga Sabaudin Çela, që ia ka dorëzuar armët Giulianos, i ka marrë masat që t’i dërgojë armët në një pikë të peshkarexhes, që t’i jepej mundësia t’i hidhte nga anija, në rast se do të kishin patur kontroll nga Forcat e Policisë.
* * * *
Moisi Habilaj: Sabi… bjer kallashnikovët… Po, thesin me kallashnikovë… Sabi nxirr vetëm dy kallashnikovë dhe lëre thesin aty ku është. Rosario Giuliano: Sot ose nesër, sa për të thënë.. nëse vjen Policia, do i hedh në ujë apo jo? Nuk do i lë që të m’i marrin. Moisi Habilaj: Nxirri dhe fundosi. Rreth orës 4:00 të 3 majit 2015, pasi morën udhëzime për kthimin në Sicili nga Moisi Habilaj: Saro.. rrugës duhet ta fikësh telefonin.. gjatë rrugës baterinë e telefonit duhet ta heqësh. Çdo 67 orë më ço ndonjë mesazh…”ciao”.. ose “Me jep një puthje vlla”… ose “shihemi së shpejti ciao”)
Diskutime rreth kësaj post