Mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer. Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C. Ato janë gjithashtu të pasur me kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide aq të nevojshme.
E gjithë kjo pasuri vlerash e bën selinonë një aleate të shkëlqyer të organizmit, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Selinoja Kundër Tensionit të Lartë të Gjakut. Grekët e lashtë kanë qenë të parët që e kanë përdorur selinonë kundër një problemi të tillë.
Vetë Hipokrati thuhet ta ketë rekomanduar selinonë për trajtimet e tensionit nervor, një efekt anësor i tensionit të lartë të gjakut. Nga ana tjetër, në mjekësinë e lashtë kineze, selinoja përdoret edhe për të mbajtur nën kontroll sheqernat në gjak por edhe kolesterolin.
Ky rol i atribuohet tre përbërësve kryesorë të selinosë:
3-n-butylphthalide, një substancë që zgjeron enët e gjakut,
Apigenina, antiksidant që mbron enët e gjakut,
Acidet yndyrore omega-5 që sipas studimeve luftojnë inflamacionin.
Lëngu Ideal Për Uljen e Tensionit të Gjakut
Mënyrat e përdorimit të selinosë në të mirë të shëndetit janë të larmishme.
Një prej tyre do ta gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
Për këtë lëng ju nevojiten:
4 kërcenj selinoje
3 mollë mesatare jeshile,
Gjysëm limoni me gjithë lëkurë,
5 tufa (sa një grusht) spinaq
1 portokall i qëruar
Një copë e vogël xhenxhefili i qëruar.
Këto përbërës ju mund t’i kaloni ose në mikser për të përfituar një lëng më të plotë e më të trashë ose në shtrydhëse. Ekspertët këshillojnë që këtë lëng ta pini menjëherë sapo ta përgatisni.
Ai është jashtëzakonisht i pasur në vitamina dhe minerale të cilat punojnë së bashku për uljen e tensionit të gjakut dhe pastrimin e enëve të gjakut.
Diskutime rreth kësaj post