Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ka zgjatur 30 sekonda dhe konsiderohet më i forti që prej vitit 1979.
“Ngjarja kryesore është regjistruar 3:56 minuta. E lokalizuar në veri të qytetit të Durrësit dhe 6 km nga fshati Hamallaj. Është vlerësuar me magnitudë 6.3 dhe me intensitet 8-9 ballë. Tërmeti ka zgjatur rreth 30 sekonda.
Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me paragoditje dhe pas goditje.
Janë regjistruar mbi 100 tërmete.
Ky tërmet klasifikohet i fortë, por jo sa ai i 15 prillit 1979.
Më tepër kujdes duhet të tregojnë ata qytetarë, banesat e të cilëve janë të dëmtuara. Ata duhet të qëndrojnë larg këtyre banesave”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post