Zyrtarizmi ende nuk ka ndodhur, por të gjitha mediat e quajnë të sigurt: Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit. Ish-tekniku i Lazios është duke programuar sezonin e ardshëm, mes shitjeve dhe afrimeve të mundshme. Për të rregulluar bilancin, sakrifica duket se do të jetë Achraf Hakimi. Për të Paris Saint Germain është gati të bëj “çmenduri”, duke ofruar fillimisht 60 milionë euro neto, por shihet e gatshme për të mbërritur edhe te 80 milionët e kërkuar nga drejtuesit zikatër. Nëse lojtari i krahut të djathë largohet në Paris, duhet të mendohet për një zëvendësues.
Më i kuotuari është Emerson Royal, i cili ka cilësi mjaft të ngjashme me Hakimin si taktikisht, por edhe fizikisht. Lojtari në pronësi të Barcelonës, mund të vijë në Milano për një ofertë rreth 30 milionë euro. Veç treshes së mbrojtjes dhe 2 sulmuesve kryesor të ekipit, Lautaro-Romelu, tekniku ka cilësuar si të paprekshëm Marcelo Brozovic, i cili do të jetë ‘komandat’ i mesit të fushës. Nicolos Barrela gjithashtu do formoj dyshen me të, ndërsa edhe Eriksen, e Vecino, shihen si dy fytyra tepër të rëndësishëm të këtij Interi.
Në krahun e majtë të mbrojtjes do të ketë afrime gjithashtu. Perisic është me valixhe në duar, ndërsa Yang nuk do e rinovojë kontratën me Interin. Kështu, në Milano pritet të afrohet Emerson Palmeri dhe Dimarco, i cili mund të luaj shanset e tij në skuadër.
Radu, lojtar që ish-tekniku e njeh mjaft mirë, pasi e ka punuar me të te Lazio, mund të afrohet në Inter, për të zëvendësuar numerikisht Kolarov, i cili gjithashtu do të largohet. Sa i përket skemës, Inzaghi ka të preferuar 3-5-2: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Emerson Royal, Barella, Brozovic, Eriksen, Dimarco (Emerson Palmieri); Lautaro Martinez, Lukaku.
Diskutime rreth kësaj post