Vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve ka tronditur opinionin publik shqiptar. Bedrije Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, por nuk dihen ende motive kryesore që e kanë shtyrë atë drejt aktit flijues.
Për këtë është arrestuar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, i cili po hetohet si peroni që e ka shtyrë drejt aktit fatal.
Në sallën e gjyqit, bashkëshorti i Bedrijes, ka thënë se nuk ka pasur konflikte me gruan, por debate normale siç ndodh në çdo familje.
Ai ka pohuar se një ditë para ngjarjes kanë dalë familjarisht dhe kanë konsumuar kafe në një lokal të zonës.
“Me gruan kemi patur debate si çdo çift. Po jo qe ta shtyja drejt vetëvrasjes. Nuk kisha asnjë arsye. Një ditë para ngjarjes kemi dale familjarisht te konsumonim kafe në një lokal ne zone”, është shprehur ai para gjykatës, ndërsa ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Diskutime rreth kësaj post