Emergjencat civile, policia, zjarrfikësit dhe grupet e shpëtimit po vijojnë operacionin në Durrës dhe në Thumanë. Grupet e shpëtimit kanë ndezur gjeneratorët dhe vijojnë të heqin rrënojat, ku poshtë tyre ka ende qytetarë, por nuk dihet se si është gjendja e tyre. Gjatë natës operacioni do të vijojë pa u ndalur.
Deri më tani 18 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë. Fëmijë, burra, gra dhe të moshuar janë mes 18 personave që nuk i kanë mbijetuar rrëzimit të godinave.
Situata është kritike, pasi raportohet edhe për dhjetra persona të zhdukur, që mendohet se janë nën rrënoja. Në ndihmë kanë ardhur forca të shumta nga Kosova, Italia, Franca, Greqia dhe disa vende të tjera. Operacjoni i shpëtimit po vijon.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post