Elton alias Kastriot Kila, 37-vjeç, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.
“Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht u ndalua Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, thuhet ne njoftim.
Në Itali, 37-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.
“Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, tha me tej policia.
Gazeta “Panorama” raporton se 37-vjeçari bënte jetë luksi, kjo e pasqyruar edhe në rrjetete sociale. Kila pozonte me makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”, pushime ekzotike dhe jo vetëm…
Foto:
Diskutime rreth kësaj post