Mbrëmjen e djeshme banorët e BBV3 janë mbledhur në oborrin e shtëpisë dhe i kanë bërë dedikime femrave më të rëndësishme në jetën e tyre, me rastin e 8 Marsit.
. Meritoni ka qenë ai që ka zgjedhur ish-partneren e tij, nënën e të birit ku i ka kërkuar falje dhe e falënderon atë për përkujdesjen që ka ndaj djalit të tre Loar.
“Dua të falenderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falenderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty prapë së prapi ka qenë djali që na ka mbajtur në raportin tonë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post