Gjatë një interviste për shembjen e Teatrit, kryeministri Edi Rama u shpreh se këta që po e mbrojnë sot, apo u munduan ta mbrojnë, vunë dhe vijën e zjarrit.
“Këta kanë pasur projekt që ta prishin teatrin. Kanë nisur një investim 6 mln euro për një teatër të ri tek piramida, me një projekt absurd. I vetmi rezultat ishin disa shkallare. Ata që do bënin investimin shqepën mermerin që e vunë nëpër banjo ose nëpër varre.
Në atë kohë më ka ardhur në zyrë një investitor pranë kryeministrit të kohës me një grup gjerman investitorësh dhe më kanë prezantuar projektin ‘plaza shoping’ ku në truallin e teatrit planifikohej një qendër tregtare. projekt i bukur ishte por i kam thënë nuk bëhet. Këtu do prishet teatri i vjetër dhe do bëhet teatri i ri.
Këta janë të lënduar aq fort sa mendojnë që procesi politik për reformën zgjedhore nuk duhet të vazhdojë. Unë mendoj se kjo çështje duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik.” ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post