E ftuar në këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte modelja dhe prezantuesja Beniada Jakic. Bukuroshja padyshim qe nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me jetën e saj personale, ‘Big Brother Vip Albania’ dhe jo vetëm.
Cilin mbiemër preferon Beniada, Nishani apo Jakic?
“Të dyja. Ne pasaportë e kam Nishani, po Jakic e kam nga gjyshi dhe e kam si kujtim”.
Cila është ëndrra më e madhe e saj dhe kë zgjedh mes televizionit dhe modelimit Beniada?
“Ëndrra ime më e madhe është Sanremo, në prezantim pse jo. Unë italishten e flas shumë mirë. E shoh veten time më mirë në moderim, në televizion. Lumturohem më shumë kur jam në televizion”.
Si ndihet Beniada që nga fillimi i këtij edicioni të ri të ‘BBV’, banorët e edicionit të parë janë lënë në hije?
“E vërtetë, unë jam e lumtur se mendoj që gjithësecili ka rrugëtimin e vet dhe edhe pse ka kaluar një vit unë vazhdoj të kem angazhimet e mia. Ky program na kujton gjithë momentet më të bukura. Nuk më vjen keq. Një herë për ne, një herë për Luizin. Bota është rrumbullake”.
Cilë janë të preferuarit e saj në këtë edicion dhe ai më pak i pëlqyeri?
“Simpatizoj Luizin po dhe Maestron e kam shumë qefj, është super gallatë. Le të jetë ‘çik bakllava, çik kadaif’, është ‘funny’. Një person pak i fikur që mund të bëj më shumë është Amos, kisha shpresa më të mëdha. Më duket sikur ka hyrë me zor”
Beniada nuk mund të largohej pa folur për jetën e saj private ku ndër të tjera na zbuloi pak më shumë për lidhjen e saj.
“Kam të dashur. Mami e di që kam. Prindërit janë gjithmonë të parët. E kam amerikan, shqiptar i Amerikës”.
Diskutime rreth kësaj post