Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar sot përmes një postimi në rrjetet sociale 245-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Ambasada ka shpërndarë pamje nga ceremonia që është zhvilluar në rezidencën ku qëndron Yuri Kim, ndërsa zotohet se vitin e ardhshëm të bëhet më shumë për demokracinë dhe biznesin. Në foto, Kim shihet teksa ka vendosur dorën në zemër.
Postimi i plotë:
“Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.”-shprehet Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post