Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e lartë, Shkëlzen Selimi.
Në seancën dëgjimore, KPK i rrëzoi dy kërkesa Selimit njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë.
Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim.
Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet.”
“Edhe vëzhguesi ndërkombëtar solli një letër, “ku konstatohet se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person për llogari me shtetasin A.I, i përfshirë në krimin e organizuar. Në 2015, ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas për ekstradimin e këtij shtetasi. Por kërkesa për ekstradim është rrëzuar dhe personi është lënë i lirë”, ishte argumenti i ONM-së.
Po ashtu sot u shkarkua edhe Bledar Abdullai, gjyqtari i Tiranës.
Në seancë dëgjimore të 26 korrikut u mësuan probleme me deklarimin e pasurisë së bashkëjetueses. Nga hetimet ishte konstatuar se prindërit e zotit Abdullai ishin investitorë të një fondi në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa bashkëshortja e tij për vitet 2014-2015, kishte evidentuar pasuritë veçmas, por pa deklaruar asnjëherë se çfarë dispononte.
Po në këtë seancë u mësua se pikat që mund të cenonin gjyqtarin Abdullai ishin pasuria me mungesë burimesh të ligjshme sipas KPK-së e bashkëjetueses, mungesa e llogarive bankare deri në vitin 2016, vonesa në dhënien e vendimeve dhe lirimin e një të burgosuri të kapur me drogë, të cilin Apeli e kishte kthyer në burg.
Diskutime rreth kësaj post