Kryeministri Edi Rama i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “E diell” zbuloi detaje të pathëna nga karriera politike, por edhe nga jeta private.
Teksa moderatori Edi Manushi i paraqiste disa foto në ekran, Rama jepte shpjegimin e tyre.
Në një foto të vitit 1990, Rama zbulon konfliktet e para me Sali Berishën.
“Ishim në një miting, në atë mitingun e famshëm te sheshi përballë stadiumit. E që aty patëm përplasjet me Saliun, e ika fare.
Isha bashkë me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin, dhe më del Saliu përpara mu te kollonat bashkë me Saimir Kumbaron dhe na thotë këta nuk mund të flasin se thoshte që janë ekstremistë.
Këtu ishte dita ku unë thashë atë fjalën që mbeti: “Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë e na nxiu si shqiptarë,” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post