Nuk ka kaluar shumë që nga dita kur piloti grek që vrau gruan e tij u shpall fajtor dhe shqiptarët shpërthyen në mllef ndaj tij dhe mediave greke, për akuzat e padrejta që ishin bërë ndaj nesh.
Pasi piloti u kishte thënë policëve që grabitësit dhe vrasësit flisnin shqip. Së fundmi janë sërish shqiptarët që bëhen objekt lajmi në Greqi, për vjedhjen e shumë vilave në ishullin më të shtrentë të Greqisë, në Mikonos.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e hajdutëve shqiptarë që grabitën 38 vila në ishull. Kamerat termike kanë arritur që të regjistrojnë të gjitha lëvizjet e hajdutëve shqiptarë që janë cilësuar si “fantazmat” e natës për nga mënyra e veprimit. Vjedhja që ata kanë bërë kap shifrat e 320.000 eurove. Para “cash”, bizhuteri apo sende të tjera me vlerë.
Policia regjistroi të gjitha bisedat e autorëve dhe të enjten e kaluar gjashtë burra dhe një grua të moshave 23, 25, 30, 32, 33, 34 dhe 35 u arrestuan. Midis të arrestuarve ishte edhe udhëheqësi i bandës 35-vjeçar, por cfarë kodesh përdornin? “Hajde shkojmë në punë” – “do të shkojmë për kafe” ishte kodi kur anëtarët e grupit kriminal niseshin për të vjedhur.
Autoritetet greke theksojnë se hajdutët futeshin si “minjtë” nga dritaret duke thyer xhamat, ndërsa në momentin që binte alarmi dhe mbërrinte policia, ata ishin zhdukur në errësirë pa lënë gjurmë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post