Në ditët e fundit që pas të premtes kur u shënua aksidenti tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë, policia e shtetit ka shtuar kontrollet në rrugët kryesore. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka dalë në terren për të inspektuar funksionimin e radarëve. Në “rrjetën” e radarit kanë disa drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.
Gjatë bisedës me punonjësit e Policisë Rrugore Drejtori i Përgjithshëm është shprehur se brenda pak ditësh do kenë në dispozicion edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore kryesisht në ato ku janë konstatuar edhe aksidente me pasoja fatale për jetën.
Njoftimi i Policisës:
“Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të policisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Gjatë inspektimit tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë” mbyllet njoftimi i policisë.
Diskutime rreth kësaj post